Heshtje e kallur...

Kultura

Heshtje e kallur...

Nga: Hamza Halabaku Më: 7 maj 2026 Në ora: 20:15
Hamza Halabaku

Sa herë ia dëgjoja zërin,

Unë e doja si motrat e mia!

Se trupin ma dridhte të tërin

Kur këndonte bukur Nexhmia.

 

N’ekranin e vogël kur e shikonin,

Krenaria fekste kudo me ngjyra.

Kostumet popullore e zbukuronin

E adhurimi na buzëqeshte n’fytyra.

 

Kur ballin shpesh ia freskonte zefiri,

Dukej fisnikëria me brez argjendi.

Kosovës jehonte kënga si zë bilbili

E zemrat e njerëzve s’i mbante vendi!

 

Nga Ohri n’Ulqin ndalte këngën kumria

Edhe bilbili pushonte në gëmusha

E nëna thoshte heshtni ,

Po këndon Nexhmie Pagarusha!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat