Një jetë e pashuar!

Kultura

Një jetë e pashuar!

Nga: Sami Arifi Më: 8 maj 2026 Në ora: 20:41
Sami Arifi

Një jetë për njerëzi,

n'përjetësi është e pashuar,

një jetë për vehte,

shpejt është e harruar!

 

Kush më shumë dha se ç'duhet dhën,

për njerëzinë ka emrin baba edhe nënë!

 

Kush më pak mori se sa duhet marrë,

jeta e tij s'ka kurrë për t'ju ndalë!

Jeta e pashuar i mbetet n'përjetësi,

emri i paharruar i mbetet n‘njerëzi!

 

Njerëz t'paharruar,

ata janë Hyjni,

s'shitetn as s'blehen,

se janë për drejtësi...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat