Dasma jonë 

Kultura

Dasma jonë 

Nga: Xhelal Hoxha Më: 10 maj 2026 Në ora: 08:46
Xhelal Hoxha

Ja filloi dasma,
Gëzimi në çdo anë,
Për dhëndër e nuse, me fat e dashuri,
Familje e miq, plot lumturi!

Me këngë, muzikë e valle,
Duke vallëzuar dhe qeshur bashkë
Largojmë brenga e halle.

Nuse e dhëndër, sy më sy,
Me faqe të skuqura, si dy pëllumba,
Dorë për dore, zemra për zemër.

“O hajde nuse, hajde!”
Paçit lumturi, fat e dashuri,
Deri sa të vie mëngjesi.
Në jetën tonë, shpresa e përjetshme,
Më je Ti!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat