Edhe njëherë tjetër e pata thënë

Kultura

Edhe njëherë tjetër e pata thënë

Nga: Adem Bytyqi Më: 10 maj 2026 Në ora: 13:47
Adem Bytyqi

Pse në Kosovë
i bëjnë aq shumë turr politikës
dhe e duan më shumë pushtetin
se në cilindo vend tjetër
në rajon dhe Evropë?

Motivi është i qartë:
jo për t’i dalë zot vendit,
por vetëm për t’u pasuruar për vete.

Pas luftës në Kosovë
politikanët janë pasuruar
më së shumti;
nga hiçi kanë krijuar
pasuri marramendëse.
Po t’i pyesësh prej nga gjithë këto pasuri,
thonë se as vetë nuk i dinë burimet.

Përderisa lufta në Kosovë
bëhet për pushtet dhe pasuri
e jo për shtet,
Kosova nuk ka për të parë dritë
dhe qytetarët e Kosovës
gjatë do të vuajnë nga mjerimi dhe varfëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat