Se i mbylle sytë sikur t'i vrau dielli
Unë andej nga ti sytë, të ndjekë me mall
Si peng i një misteri.
Unë gozhduar.andej nga ti sytë
Po ta them troç,mike moj:
Për ty,m'u mbytën gjemitë.
Se është maji dhe përtërihet gjaku
Në maj harron dhe moshën që ke
Është maj, ndaj ka marr revan vargu
Dhe,në këtë mes, nuk ka as qysh dhe as pse?
Pa ju thënë,që unë ju dua!
Në kjo gjë, ju befasoi
Të më falësh,pakëz mua.
Se tek ti pashë mirësinë,
Pashë dhe zemrën e brishtë
Pashë tek ti fisnikërinë
Ndaj ju dua, marrëzisht.
Jo,aspak nuk besoj.
Sy më sy, u morën vesh
Të shkëmbejmë "kredencialet"
Mike,moj, ti ke"lincecë"
Sa më shpejtë të"vulosim"mallet.
Ne me gojë nuk folëm fare
Njëri-tjetrin "hamë" me sy
Çdo gjë duket ashiqare
Që duhemi unë e ti.
Ndaj të putha,pa marrë leje
Ti u drodhe si me turp
Mandej gjaku nëpër deje
Dhe u ngjizëm trup me trup.
Nuk duan fjalë,por duan "vepra"
Këto vargje shkruaj me mall
Veç për ty, moj e Paemra!
Unë s'dëgjoj,edhe... puth si"përmendësh"
Tanë më s'u ndjeve(duarët m'i vë kular)
Puthjen e pëlqeve dhe bëmë pak"zarar".
Pse njeriu mos jetë i lirë?
I lirë që të dashurojë kë të dojë.
Martohet dhe lidhet me "zinxhir"
Sikur "skllavërinë" pranoi,
Jo vetëm e pranon këtë"skllavëri"
Dhe rri i prangosur.
Qëllon që bie prapë në dashuri
Por "tjetra" i rri kanosur.
Dhe vuan e heq e psherëtin
Nuk di se nga t'ia mbaj.
E ka pranuar "skllavërinë"
Prangat nuk i këput kollaj.
Shorti që ka nuk i ka asnjë faj
Por moral e ligj nuk njeh zemra
Dhe të dashurarit,lexues,kurrë mos i shaj.
Unë e di që do i shani vjershat e mia
Se,sikur bëj apel,që të shkelet morali.
Jo.nuk pyet për moral dashuria.
Mos kujtoni se unë jam djalli.
Jo. Mua më rrahin se them të drejtën.
Me vargje mbështes çdo dashuri reciproke
Flas për ata që të "nxehtë" e kanë ndjenjën
Dhe nuk ka vend për ekuivoke.
Që përdor dhunë apo ushtron presion.
Unë këndoj për të gjithë të dashuruarit
Qofshin ata dhe në moshë të vonë.