Thirrje!

Kultura

Thirrje!

Nga: Adem Bytyqi Më: 11 maj 2026 Në ora: 07:59
Adem Bytyqi

Politikanë të Kosovës,

mos e politizoni popullin e Kosovës!

Bëhi bashkë ,

për t'i shërbyer kombit dhe atedheut,

për ta bërë Kosovën shtet të zhvilluar

dhe demokratik.

 

Kosova , ka vuajt shumë 

dhe gjatë me gjithë popullin e saj shqiptarë  nga një rexhim mizor dhe barbarë,

prandaj nuk e mëriton një politikë 

që i ndanë ,por që i bashkon shqiptartë ,

 

Politikanë të Kosovës ,

lëreni interesatë partiake ,

kushtonju zhvllimit të shtetit

dhe mirëqenjës se qytetarëve,

sepse mbi të gjitha interesat

është interesi i kombit 

dhe i Kosovës ,

kjo arrihet kur respektohet 

vota e shumicës së popullit.

 

Ata politikanë që mundohen

për të ardhur në pushtet me dallavere,

duke i shpifë dhe fye kundërshtarët 

e tyre politikë,

nuk ia duanë t'mirën 

as popullit dhe as Kosovës,

janë idhtarë të rexhimëve korruptive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat