Zhurma e shiut

Kultura

Zhurma e shiut

Nga: Ardian Haziri Më: 12 maj 2026 Në ora: 07:31
Ardian Haziri

Në buzëmbrëmjen e fundgushtit,

Dita mat drejtpeshimin e saj,

Vranësirat e para bëjnë provën e fundit,

Për shfaqjen "Zhurma e shiut",

Me vijat gjarpërore të ujit nëpër qelq.

Gjëmim i qiellit zëvendësoi heshtjen;

Mbështetemi në karriget me shpinore të larta,

Unë, vetja dhe vetvetja,

Dhe flasim qetë me qetësinë,

Për shfaqjen e ujit nëpër qelq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat