Në vetminë time

Kultura

Në vetminë time

Nga: Arif Ejupi Më: 14 maj 2026 Në ora: 15:09
Arif Ejupi

Qëndroj në vetminë time,
kur shoh se bjeshka
s’shembet me grusht,
e as deti nuk përshkohet me not.

As hëna e yjet
s’kapen me dorë.
As lehjet e zagarëve
s’ndalen me fjalë.

Maratonë e pafund
e shpifësve, karrieristëve,
hajdutëve dhe faqezinjve...

Vallë, a do të ketë
ndonjëherë fund?!.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat