Ta dini,
se ata që kanë krijuar pasuri
me korrupsion e hajni,
nuk e kanë lehtë për të përjetuar
dorëzimin e atyre pasurive
shtetit dhe popullit,
të cilat ia kanë marrë
në mënyrë të paskrupullt,
pa ligj dhe me dhunë.
Perandoritë e hajnave
kanë filluar të dridhen
nga pushteti,
që e lufton hajninë dhe korrupsionin,
krimin ekonomik
dhe angazhohet për të përmirësuar
mirëqenien e qytetarëve
dhe për të luftuar grupet mafioze,
të cilat nuk lënë gur pa rrokullisur,
për interesa të veta Kosovën
për ta sunduar dhe keqqeverisur.
Janë zgjedhjet e jashtëzakonshme
që po vijnë me shpejtësi,
ato që do të vendosin
se a do t’i fitojnë zgjedhjet
ata që e kanë vjedhur Kosovën,
apo ato forca politike,
të cilat hajninë dhe korrupsionin
do t’ia dorëzojnë të së kaluarës
dhe do ta përmirësojnë
jetën e qytetarëve,
dhe kurrë më territor të Kosovës
shteteve fqinjë
nuk kanë për t’iu falur.
Vendosni!
A doni shtet ligjor dhe demokratik,
apo shtet në të cilin
hajnat do ta sundojnë popullin
dhe shtetin do ta shfrytëzojnë
për t’i trashur pasuritë e tyre të pista.