O trushpërlarë dhe çakejë,
andej ku jeni anë e mbanë,
mos e fyeni Mërgatën tonë,
sepse kjo është,
sikur profetin e Perëndisë
ta gjuani me gurë.
O të mjerë, a e keni harruar?
Kur, në ditët më të vështira,
në kohë lufte,
Mërgata e ndante kafshatën e bukës
për t'ju ndihmuar ju dhe Kosovën.
Mos harroni kurrë,
se Kosova pa Mërgatën
është si toka pa dritën,
në të cilën, në terr,
asgjë nuk lind e as nuk rritet.