Nina-nana, djali i mamit
Të lindi mami në qytet
Me votat e katundit
Të më bëhesh deputet
Nina-nana, lumja nana
Të më bëhesh tamam burrë
Dashurinë ndaj karriges
Mos e humbsh kurrë
Nina-nana, shpirti i mamit
Të lindi mami mu në festë
Kur të më bëhesh kryeministër
Mos pafsh asnjë protestë
Nina-nana, loqka e mamushit
Për mësysh, vendi është i hundës
Nuk ta bëj hallall mundin
Me dy-tri vende të punës
Nina-nana, loçkoman i mamit
Ditë të mira ke për të pritur
Nga zemra mami të uron:
Mos të pafsha kurrë në opozitë
Të uroj suksese o biri im
Si gjithherë edhe kësaj here
Patjetër të më bëhesh deputet
O me vota e me dallavere