Alamet kandidati për kryeministër
një sekretare kishte emëruar
kudo që shpaloste programin
dëshirat e votuesve për t’i shënuar
Njëri kërkonte shtëpi në fshat
e tjetri banesë në qytet
shpalosnin dëshirat e tyre
secili në mënyrën e vet
Disa kërkonin kushte për jetë
madje madje edhe makinë
kërkonin edhe pemë të mbjella
pastaj nën hijen e tyre të rrinë
Një dëshirë të veçantë kishte
tullaci pa asnjë qime në kokë
Nëse e do votën time për kryeminstër
ma mbush kokën me flokë
Sekretarja këtë nuk e shkroi,
i jepte shenja me një mimikë
Lartmadhëria juaj, o kryeministër
nga kjo dëshirë kam pak frikë
Puna juaj është të shkruani
këto punë do të dalin në shesh
qysh në muajin e parë të punës
të gjithë, pa dallim, do marrin lesh