Dikur fjala e dhënë,
lidhej me besën.
Ajo kishte peshë guri,
dhe dritë në errësirë.
Në besë fle ideali,
bashkë me gjuhën e tokës.
Pytja që bëhët sot:
A thua ajo ka mbet vetem fjalë goje,
ose një premtim i lehtë,
që koha e tretë,
pa lënë gjurmë.
Ne duke e rritur ate,
e mbajmë besën me besë.
Ideali i saj nuk vdes.
Ai fle në mendjën e atyre
që ende besojnë,
në besë,
në gjuhë,
dhe në tokën që na i mban rrënjët tona
Besa jeton si një zë që nuk bërtet,
si një mendje që nuk trathton,
dhe si një zemër që nuk harron.