Është mirë
të ëndërrosh,
të rrezikosh,
të luftosh…
por edhe të qeshësh,
të këndosh,
të vallëzosh,
të luash,
edhe të vuash,
të dashurosh,
të lexosh,
të shkruash,
qoftë nganjëherë edhe të vajtosh…
dhe që të mos e harrosh,
por ta kujtosh gjithmonë
vendin tënd — Shqipërinë!
Dashuria jo e sinqertë,
ajo jo e mirë dhe jo e vërtetë,
të shkatërron e të dezorienton në jetë!
Unë, ama unë prapë,
do ta ruaj idealin dhe moralin:
dashuria e vërtetë
të shndërron e të shëron për jetë!
Për besën, buzëqeshjen,
fisnikërinë dhe vetë shpresën…
Rreziku i njeriut të vërtetë
në jetë e për jetë
nuk vjen nga ëndrrat që shohim duke fjetur.
Rreziku më i madh në jetë
është të jetosh
pa rrezikuar kurrë asgjë
për jetën tënde!