Kot mos rrini ​

Kultura

Kot mos rrini ​

Nga: Xhelal Hoxha Më: 30 maj 2026 Në ora: 19:01
Xhelal Hoxha

KOT MOS RRINI

Shkundeni, tundeni, lëkundeni vendin,
ndizeni zemrat kudo që të jeni;
ngriteni zërin me këngë e me gëzim 
o njerëz të mirë, kot mos rrini!

Gëzoni jetën, nderoni njëri-tjetrin,
mos e harroni fjalën e kuvendin;
ruajuni mirë nga ligësia e mendjes,
që një njeri të mos ju prishë rendin.

Ndizeni fushën, malin e detin,
le të jehojë muzika në çdo anë;
qoftë dimër apo verë në jetë,
gëzimi i zemrës le të na mbajë pranë.

Se ata që këndojnë e vallëzojnë
janë zemra të pastra si kristal;
nuk mbjellin intriga, as rrena,
as nuk jetojnë me mendje të ndalë.

Prandaj shkundeni botën me gëzim,
mbusheni jetën me dritë e me këngë;
se jeta është dhuratë e bukur,
që s’duhet lënë kurrë në heshtje e në hije.

Kot mos rrini ​​
jetoni, këndoni, vallëzoni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat