I
Në Iliridë,
gjuhën shqipe,
flamurin
dhe himnin kombëtar,
ligji,
protokolli,
milicia,
dreqi e i biri,
i ndalon.
Në sofrën e historisë,
prapë bijtë tanë
hanë me lugën e huaj.
Në lirinë e pushtuar,
studentët u ngritën,
kundër vasalëve që trumbetojnë:
“Se ligji gjuhën shqipe s’e ndalon!”
Ah, ky ligj,
për ne kurrë s’ka ndryshuar!
II
Ne i pamë bijtë tanë
kur u ngritën për flamurin dhe himnin e huaj,
dhe i dëgjuam ç’folën.
Për himnin tonë
veshin e futën në lesh.
Për flamurin kuqezi
sytë i ulën përdhe,
sepse janë vasalë
në oborrin e kundërshtarëve tanë.
Asnjë fjalë për ne,
veç për karrigen e vet.
Për himnin dhe flamurin tonë
thanë se “protokolli” qenka fajtor.
Por jo,
nuk është ligji fajtor,
por përkulja e “mbretërve” tanë.
Kur vasali ul kokën,
armiku sundon gjatë.