Shqipëria nuk është pronë

Kultura

Shqipëria nuk është pronë

Milazim Zeqiraj Nga Milazim Zeqiraj Më 7 qershor 2026 Në ora: 18:12
Fotoilustrim

Shqipëria, 

vend,

që nuk shitet.

Është

shtëpia jonë.

E askujt,

s’është plaçkë,

as pronë. 

Është

jeta,

buka,

varri,

loti

dhe fryma

që ende na duron.

Me bukuri,

me male,

fusha,

e detin,

për të gjithë,

që ne, 

në të

të jetojmë.

Është

diell,

mbi ne.

E ne,

duke e ruajtur,

nga dora jonë,

do të kemi,

ne,

dhe brezat që vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat