Po t'më besonte mua ZOTI
Dhe çelësat si SHËN PJETRIT për në Parajsë,
Unë asnjë burrë në Parajsë nuk qas.
Burrat (dhe unë) janë veç "derra të kënaqur" *
Në Parajsë vetëm gratë qasë,
SE të gjitha gratë janë "SOKRATË të vuajtur".
Gratë bëhen copë për burrat e fëmijë
Burrat kapërdisen si maçoku në thekër
Asnjë nga gratë nuk kërkon lavdi
Për lavdi janë burrat se janë si"specie tjetër".
Ah,sikur bota të qeverisej nga gratë!
Sa e bukur do qe bota! E bardhë si paqa!
Po ku të lënë burrat,këta"të lavdishëm delirantë"
Ndaj nën pushtetin e tyre,jetojmë me "andralla".
Unë i urrej këta "derra të kënaqur"
Që për lavdinë e tyre,botës i vënë zjarr.
Jam me gratë,këto"SOKRATË të vuajtur"
SE me zemër e shpirt,duan paqen e bardhë.
* në thonjëza fjalët e MIGJENIT.