Në plazh...

Kultura

Në plazh...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 qershor 2026 Në ora: 07:30
Xhelal Hoxha

Me fustanin mbi gju e në det si valë,

me buzë si qershi e trup si zjarr,

m’u afrove lehtë,  pa fjalë më përqafove,

dhe mbete në mua si ëndërr e rrallë.

M’u dukeshe si zanë në breg të kaltër,

me buzë si qershi, flokë në erë,

e unë i humbur, s’ndahesha prej teje,

si ëndërr që s’dua të zgjohem më.

M’u afroje lehtë, më përqafoje pa fjalë,

si valë deti që shpirtin e zgjon,

dhe mbete në mua si zjarr i ngrohtë,

që as koha vetë nuk e shuan dot.

Në plazh, ti si ëndërr më erdhe…

Si valë deti që s’pushon kurrë,

mbete në mua përjetësisht dashuri e bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat