Edhe këto, si votimet e tjera
Sikurse dikur ne në mëhallë
Çdo ditë luanim guxhas
Në fund bëheshim përrallë
E kur uleshim te mrizi
Debatohej me nervozë
Na ishte edhe një slogan
“Mjaft ma, se u ba bozë”
Kurrë s'ia dinim kuptimin
Dhe nuk i binim në fije
Askush nga ne nuk e dinte
Nëse boza, vërtet, kishte shije
Nga e tërë mëhalla jonë
Edhe nga një mëhallë tjetër
Thoshin, slogan i trashëguar
Nga një brez më i vjetër
Tani, fati më i mirë për ne
Deputetët nga shumë qytete
Të deklarohen pak për bozën
Për shijen e saj, secili për vete