Bijë shqiponje

Kultura

Bijë shqiponje

Nga: Arif Ejupi Më: 14 qershor 2026 Në ora: 18:34
Vasfije Krasniqi Goodman dhe Arif Ejupi

Lindur në malet e Vicianës,
mbesë e tribunit Aziz Zhilivoda,
zemër luaneshë, me syrin pishë,
me guxim dhe dinjitet
denoncove kriminelë e dhunues.

Heroina jonë e gjallë,
nder për të vdekur, nder për të gjallë.
E ngrite ballin lart e më lart
dhe ece me hapa të shpenguar.

Me fjalën-shpatë
u bëre simbol guximi e krenarie
për burrat dhe gratë.

Motër qëndrese e amanetit të Zahir Pajazitit,
pa lëkundur qerpikun,
dëshmove krimin dhe gjenocidin,
mu në zemër e godite armikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat