U bëftë Arbëria*
Atdhe,
Vite si të këtij fundshekulli,
Mos pastë më për Ilirinë!
Në ’97 u shkel ligji, u prish rregulli,
As n’qiell, as n’tokë e lanë njerëzinë!
Atdhe,
Vitet pasuese Arbërisë i dhanë flakë,
Fëmijët mos paçin më vite të tilla!
Zot, jepi kësaj toke fuqinë e lashtë,
Liria të mos mbyllet n’qeli me grila!
Atdhe,
Jepu forcë albanëve shtatë e shtatëdhjetë,
Ta mbyllin me nder këtë njëqindvjetor!
Iliria me Arbërinë janë vullkan i nxehtë,
Andaj më i fortë do t’bëhet trualli Arbëror!