Dorëheqja

Kultura

Dorëheqja

Nga: Sevdail Hyseni Më: 24 qershor 2026 Në ora: 13:21
(Karikatura: “Pa fjalë”) nga Imri Musliu

Të heqësh dorë
Prej lojës në garë,
Është si të zbresësh
Nga kali n’gomar!

Sado që vlerësimi
Qenka akt moral,
Kur dikush zhytet
Rastësisht në skandal.

Mirëpo, nëna parti
Mendon natë e ditë,
T’ia gjejë “kurbanit”
Një vend në pozitë.

Ngase është mësuar
Për të qenë i pari,
Mjafton deri n’zgjedhje
Të mbetet bajraktari.

Një shembull i mirë
Për t’na prirë fati,
Për ta thyer mitin
E ikjes nga mandati.

Ata që e kanë kapur
Për bishti, siç thonë,
Si në komunizëm,
Deri në pension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat