Atdhe i shqiptarëve,
pasardhësve të ilirëve,
pellazgëve dhe dardanëve,
njëri ndër popujt
më të lashtë të Evropës.
Shqipëri e dashur!
Atdhe i Gjergj Kastriotit,
i Bajram Currit,
i shumë heronjve dhe shkrimtarëve,
djepi i kulturës së Evropës,
si Shkodra dhe Butrinti
dhe shumë vende të tjera,
të cilat Evropës i kanë dhuruar
shumë vepra.
Shqipëri, perlë e Ballkanit,
mbi të cilën fluturojnë shqiponjat,
duke i lajmëruar popujt
se këtu jetojnë shqiptarët,
një popull i lashtë,
shumë paqedashës,
i cili asnjëherë në histori
nuk i ka lakmuar tokat e të tjerëve.
Si është e mundur
që një vend me pasuri përrallore turistike
dhe resurse të shumta natyrore,
si krom dhe bakër,
rezerva të pallogaritshme të arit të zi,
çelik e ar
dhe shumë xehe dhe minerale të tjera,
në këtë vend të jetojë
njëri ndër popujt
më të varfër të Evropës?
Në ta di e gjithë bota,
jo vetëm rajoni dhe Evropa:
Shqipëria asnjëherë s’ka qenë e varfër,
por gjithmonë e vjedhur
nga qeveritë e veta.
Nuk mund të mos e pohoj,
as për hir të Edi Ramës,
as për hir të cilitdo politikan tjetër,
se sot protestat e të rinjve
të shqiptarëve të diasporës
janë duke u mbajtur
kundër hajnisë, korrupsionit
dhe varfërimit të Shqipërisë
nga një keqqeverisje,
e cila është duke e shpopulluar
pa mëshirë Shqipërinë,
në të cilën jetojnë mirë oligarkët,
ata të politikës,
ndërsa të varfrit vuajnë
si skllevërit në Mesjetë
në vendbanimet rurale,
pa pasur as kulm mbi kokë.