Vdekja nuk është fundi

Kultura

Vdekja nuk është fundi

Nga: Fetah Sheholli Më: 25 qershor 2026 Në ora: 08:28
Fetah Sheholli

Pranë banesës tënde të fundit
Oh, Mimi!
Malli më erdhi si dallgë deti
Për një fjalë...

Thekshëm m’u përgjigj amshimi:
„Prej këtu krejt e ka në zap
Mbretëria e heshtjes

Këtu asgjë s’ka kufi
Edhe nëse takohet Toka e Qielli
S’ka dhembje, lutje e britma
Nuk ndodh kataklizma...

Netët dhe ditët
As vitet dhe shekujt
Kurrë nuk e gjejnë mbarimin”

Mbetet jashtë orbitës
Vetëm rrugëtimi jetësor
Nuk është meteor

Shpirtmiri Ngadhnjimi Ynë:
Fytyra jote nuk i frikësohet pasqyrës
Dy Yje vazhdojnë lozën tënde të jetës

Na mbete oqean kujtimesh
Me atë qetësinë e qiellit
Pa re të zeza...

Vdekja s’qenka fundi
Oooo, Ngadhnjim Ngadhnjimtari!

Herticë-Besianë,
24 qershor 2026

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat