Nga Shqipëria, nga Tropoja,
në luftën e Kosovës,
ra në altarin e lirisë,
duke mbrojtur trojet shqiptare
nga agresioni i Serbisë.
Tani, pas kaq vitesh,
disa zëra në Shqipëri
e quajnë mercenar një hero patriot,
një zemër luani
që mori pjesë në tri luftëra:
në Kosovë, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës,
për t’i dalë zot vatanit.
Por është e kotë të përpiqen
të njollosin heronjtë e Shqipërisë,
që ndihmuan luftën çlirimtare në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë,
dhe që ranë në altarin e lirisë,
duke luftuar kundër regjimit të asaj kohe në shumë fronte.