Jam arbëror !!

Kultura

Jam arbëror !!

Nga: Mustafë Shabani Më: 27 qershor 2026 Në ora: 20:15
Mustafë Shabani

Jam Arbëror, Alban më thërrasin,
në këto troje Zoti më fali të parë,
pa mëshirë mua, të gjithë më vrasin,
edhe ti,ti ,më së keqi,ti o shqiptar!

Gjuha shqipe, dhuratë e Zotit,
bashkon yje, tokë e qiell,
e folën zotërat e moteve të motit,
tingëllon ëmbël, rrezon si diell.

Plagë shekujësh kam mbi supe,
trungu im nuk bie në harresë,
Ah,mes furtunash e stuhish grupe-grupe,
mbijetova me nder e besë.

Mos më ndani në emra e krahina,
se një gjak në deje na rrjedh,
nga Arbëria Shkup,Tiranë,Çamëri e Prishtina
një zemër shqiptare tek sejcili rreh.

Kur bashkohemi kështu,bëhemi mal,
s’na lëkund erë,furtunë ,e as stuhia,
kur përçahemi humbim shpirtin o shqiptar
zbehet ëndrra vajton Shqipëria.

Prandaj ngrihu, o vëlla shqiptar,
mos e lëndo trungun që të mban,
se Arbërori mbetet krenar,
kohë,gjuhë e komb me dashni lan.

Jam Arbëror, Alban më thërrasin,
në këto troje Zoti më fali të parë,
nga mëria armiqët të plasin,
Zot mbi zotëra përjetësisht shqiptar!

M.Shabani 27.06.26

Dedikuar Manifestimit:Gjurmëve të Rrënjëve tona
Edicioni IV organizuar nga shoqata Nënë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat