Imtonte shi në natën kaq të zezë,
Prilli dha lajmin ogurzi të mortit,
Tingujt e makinës së shkrimit,
Pushuan përgjithmonë.
Me finesën e artë të mendimit,
Pishtar frymëzimi mbete për ne,
Gjithë pasurinë na le të shkruar,
Ndoshta nuk e merituam.
Ike në heshtje, pa zhurmë e ceremoni,
Pa lamtumirë,
Siç edhe pate dëshirë.