Opera e Kosovës shfaq nesër ‘Suor Angelica’

Kultura

Opera e Kosovës shfaq nesër ‘Suor Angelica’

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 19:29
Pamje nga vizita

Nesër, Opera e Kosovës sjell premierën e operës "Suor Angelica" të Giacomo Puccinit.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se ka përcjellur provën gjenerale. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka vlerësuar potencialin e artistëve.

“Gjithçka gati!

Sot isha në provën gjenerale të shfaqjes “Suor Angelica”, produksion i ri i Operës së Kosovës.

Kënaqësi të shoh nga afër përkushtimin e artistëve, korit, orkestrës dhe ekipit realizues në përgatitjet e fundit para premierës.
Suksese nesër!”,
ka shkruar Bogujevci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat