Qëndresa shqiptare

Kultura

Qëndresa shqiptare

Nga: Engjëllushe Sheme Koltraka Trojvogjli Më: 1 korrik 2026 Në ora: 12:43
Engjëllushe Sheme Koltraka Trojvogjli

Me moshë mijëra vjeçare

Nëpër shekuj qëndresa shqiptare

Qëndresa zhvillohet nëpër sheshe

Në sheshe nuk ka më buzëqeshje.

Në Shqipëri komandojnë bandat

Dikur fitoren e vendosnin shpatat

Paqësore protestat e Qershorit

Sot Tirana i ngjanë Trojvogjlit.   

Nga dhuna arratisen kujtimet

Dhuna i arratisi gëzimet

Dhuna mbolli hidhërimet

Dhuna solli arrestimet...

Sot u arrestua shqiptaria

Mbi rininë u sul barbaria

Barbaria i tërhoqi zvarrë

U gjakosën sheshe e trotuarë.

U trazuan kujtimet e mia

Kujtimet që shkroi historia

Njëzet e nëntë Qershori dikur

Shënoi fitoren e madhe për flamurë.

Trojvogjli te Kuke Kastrioti

Aty lindi Gjergj Kryezoti

Lavdinë e tij e rriti moti...

Në sytë e mi nuk u tha Loti!

Shtohet loti në sheshin e Tiranës

Për të dhunuarit qanë zemra e nënës

U dhunuan djemtë e shqiptarisë

Pse demaskojnë vjedhjet e Lubisë...

Pse kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

I cili mburret se është vllau i Vuçiqit

I cili arreston heronjtë e Luftës

Ata që Lirinë e sollën me grykën e pushkës.

Dritan Goxhaj, hero i gjallë

Po tregon trimëri të rrallë

Ai luftoi për vëllzerit kosovrarë

Pse do Çamërinë e heqin zvarrë!!!

Kur lexoj Heroi pesë pika

Hajdutëria u drithërua nga frika...

Me hajdutërinë nuk ka negociata

Hajdutëria më e zezë se nata!

Qëndresa shqiptare nuk njeh parti

Ka vetëm një zemër plot shqiptari.

Me babë e nënë, me burrë e grua

Rreth një flamuri janë bashkuar.

Tek rinia sot është shpresa

Në zemrat rinore mal është qëndsresa

Që do të shemb malin e hajdutërisë

Shqiptaria të shpëtojë prej skllavërisë.

Hajdutërisë i janë errur sytë   

Në të katër anët i ngrihen stuhitë

Stuhia do i gropos në të madhen vorbull

Stuhia po i fshin rreth e rrotull.

Qëndresë bëmë pesëqind vjet

Edhe pse kalatë u shkërmoqën krejt...

Edhe pse na i rrafshuan kullat

Edhe pse ballit iu shtuan rrudhat.

I bëmë ballë dhunës së Anadollit

U premë kokat përbindëshave të Stambollit

Me teh të shpatës pritëm krajlat e Serbisë

Kurrë nuk u thye qëndresa e shqiptarisë.

Pesëdhjetë vjet përballuam luftën e klasës

Kur në pranga dëgjonim rënkimin e babës

Kur si ujëvarë rridhnin lotët e nënës

Kur dëshmitar kishim dritën e hënës.

Sot na tërhoqi zvarrë hordhia e krimit

Që janë beniamimët e teorisë së Stalinit

Që përdorin patronazhistët si leva të spiunimit

Patronazhistët zëvëndësojnë punonjësit e sigurimit.

Teoria e Stalinit e do popullin e të varfër

Të mos ngopet kurrë kur ulet në sofër

Popullin shtype si kalin e punës

Se kështu i nënshtrohet më kollaj dhunës.     

Mafja punon pa shkresa, pa vula...

Ta lë kotecin të thatë pa pula!

Nuk të lë të vjelësh pjergullën e rrushit,

Mishin e do të pjekur në zgarë të prushit.

E pi shishen e verës tridhjetë mijë euro

Po nuk pinë drogë, bëhen me nerva!

Shkatërrojnë çdo gjë që iu del përpara...

Bujkut në arë nuk i mbinë më fara.  

 

Minatorit në galerë i fiket kandili

Kruspulloset pensionisti si kërmilli

Në spital i sëmuri sheh vdekjen me sy

Vuajtjen ia vari në qafë popullit si stoli.

Në kurriz të popullit majmen oligarkët

Se në Kuvend i kanë ortakët  

E shfrytëzojnë popullin me forma të reja

Nga Zoti në kokë u rëntë rrufeja!...

Me vjedhjet jeni bërë të pështirë.

Populli tash po u njeh mirë.

Sdao të mbuloni njëri-tjetrin

Hajduti i ri ngjanë me të vjetrin.

Pa kur diskutoni në sinkron

Secili Kryeministrin më shumë lavdëron

Secili të lëpijë pret një kockë

Se pa kocka nuk jetoni dot...

Sot provokuat qytetarinë

Qytetaria tregoi pjekurinë

Përballë qeverisë paçavure

Qëndron qytetaria plot me nure.

Qytetarisë mos ia qani hallin.

Në Europë rriti vajzën e djalin.

I shkolloi deri në Amerikë

Fatet e Kombit i mbrojnë pa frikë.

Tash që u mbuloi turpi

Thoni:-Punë të mirë bën hajduti...

Tash që faqja u është nxirë

E quani hajdutin shqiptar i mirë!

Kush do t’ua gdhend kokën?!!!

Me hajni çuditët botën...

Po u dalin shumë të pa lara

Nuk po gjeni kush është e para...

Hajni e krime keni aq shumë

Nuk ua lanë dot asnjë lumë

Do t’u pastroj sot qëndrestari

Që ka gen të pastër shqiptari.

Malet shqiptare plot me shqiponja

Për Atdhe zgjuar rri vetë Dodona

Zgjuar rri dhe Gjergj Kastrioti

E duam Atdheun siç na e fali Zoti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat