SHBA 250 vite shtet,
ecën krenare në rrugën e vet.
Flamuri si një qiell me yji,
nuk u përkul kurrë.
SHBA një histori,
që vazhdon të shkruhet,
me liri e drejtësi si fjalë e parë.
Ecën me demokraci në zemër,
dhe shpresë në duart e njerëzve,
shembull për shumë kombe në botë.
Siç thotë urtia e popullit:
“Qentë lehin, karvani ecën.”
Asnjë pengesë nuk e ndal, rrugëtimin e një kombi të bashkuar.
Në Ditën e Pavarësisë,
kujtohen ata që ranë për lirin e atdheut.
Veteranët me lot në sy,
jo nga dhimbja,
por nga krenaria e një jete
kushtuar lirisë.
Presidenti i ndëron,
kombi i duartroket,
historia ua ruan emrat.
4 Korriku në SHBA,
festohet me krenari.
me këngë, valle dhe fishekzjarre,
e flamuj që valëviten kudo.
Pavarësia është ngjarje me rëndësi,
që frymëzon kudo në botë,
edhe Kosovën tonë,
në rrugën e lirisë,
demokracisë
dhe përparimit.
Liria,
paqja
dhe demokracia.
është dritë për çdo njeri.
Sepse liria nuk njeh kufij,
ajo frymëzon kombe,
bashkon miq,
dhe u kujton brezave,
se pa liri nuk ka të ardhme.
Urime 4 Korriku!
Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë.