Shtatin e ke si selvi,
plot hijeshi e bukuri;
por në kokë e në mendje,
s’ke pikë urtie.
Të njeh mbarë nahija:
fryn kah fryn era,
fyen e thyen ç’të dalë përpara,
si dje, si sot, si përhera.
Të duket vetja se detin
e kalon edhe në këmbë;
njerëzit i shkel pa mëshirë,
madje i ha edhe me dhëmbë.
Herë më ngjan si ujku,
herë si dhelpra dinake;
e shpejtë si era,
por pa vlera fare.
Si dimri i egër,
me borë e me shi,
askund nuk lë ngrohtësi,
veç ftohtësi e ligësi.
Të fishkëllejnë gjithandej,
kushdo e si do;
si gjelin a bibën e detit,
“fiu… fi…” të thonë.