Mirësia mbetet urim e bekim...

Kultura

Mirësia mbetet urim e bekim...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 16 korrik 2026 Në ora: 09:07
Xhelal Hoxha

Fjala e mirë s'plaket kurrë,
si drita që lind në çdo agim;
ajo mbjell shpresë në çdo zemër
dhe e bën më të bukur udhëtimin.

Respekti është ura që na bashkon,
dashuria është gjuha e shpirtit njerëzor.

Kur ecin krah për krah me mirësinë,
jeta fiton kuptimin më fisnik e hyjnor.

Le të mbjellim mirësi kudo që shkojmë,
sepse ajo kthehet gjithmonë si urim e bekim në jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat