HOV
Kur zemra bie në kthetrat e dashurisë
dalin tingujt më të ëmbël të melodisë
dehet mendja e shpërthejnë ndjenjat
në vargjet e zjarrta të poezisë.
ZENIT
I vë zemrës krahë
të të mbërthej në përqafim
si hajdute e pangopur
ta marr zemrën në rrëmbim.
AROMË
Dehem me aromën tënde,
dhe pa pikë pendese
ta vjedh atë ëmbëlsi
që ta ruaj me xhelozi
në arkivin e shpirtit tim,
edhe kur hije t'bëhesh,
a shtegton udhëve pa mbarim.
FLAS ME TY
Shpesh flas me ty
Edhe kur s'më dëgjon
E kur s'je aty
Se fjala ime ka valë
Transmetohet tek ti
Drejt në zemër
Nuk sillet vërdallë
MUZË
Ti je muzë e shpirtit flakërimë
Dritë e aurorës së mëngjesit tim
Muzës sate i thërras
Me zemrën tënde flas
Buzëqeshjen t'a pëlcas
Dashurinë për ty s'mund ta mas.
IDENTITET
Me magjinë e fjalëve të shkruara
Shpirtërisht u lidha
Në fjalë e fraza u thellova pa mbarim
U nisa aty ku doja të shkoja
Pa menduar për të mundshmin kthim.
Rrugën e shpresës gjelbërova
Dhe aty hapëroj çdo ditë
E djeshmja e artë më gëzon
E sotmja s'më kërrus, më rritë.
ZË
Pellgut i afrohet
Një zë thërret
As kumbimi i tij
Ndërgjegjen s'ia vret
Se jeta me lajka
E me shumë dredhi
Gjithherë del e fëlliqur
Kob e fat i zi.
VRAGË
Riga shiu në gjethe të pemës
Lajnë pluhurin e shtresëzuar
Por vija, vragë të pashlyeshme mbesin
Në një zemër të lënduar.
YLL KËRKUES
Kur të lodhesh
nga mundi i stërgjatur
për t'i kap yjet e paarritshme,
eja në ëndrrën time,
pusho aty!
Shtrati rri shtruar
me plaf të qëndisur me yje,
çarçaf ngjyrë qielli
e jastëk në formë hënëje.
Eja, bëhu yll
i qiellit hënëplotë!
NDJENJË
E shtrëngova hënën me dy duar
Në gjoks ndieva një sëmbim
Çela sytë, u ndieva e humbur
Në gjumë më ngrohu ai përqafim.