O të gjorë!

Kultura

O të gjorë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 19 korrik 2026 Në ora: 16:47
Adem Bytyqi

Formoni institucionët 

e shtetit të Kosovës,

për themelimin e të cilit

ky popull ka vujtur aq shumë .

 

Duhet të bindeni përfundimisht 

se populli (Sovrani) 

nuk iu ka zgjedhë për tu tallur

me fatin e tyre dhe të shtetit,

i cili është krijuar me shumë 

sakrifica dhe gjak.

 

O të gjorë!

A nuk iu vije turp ?

Që e keni lënë kaq gjatë 

shtetin pa institucione ,

Ia keni humbur miliardatë

ndihma popullit më të varfër të Evropës,

për shkak të mos aprovimit të Marrëveshjeve

në parlamentin e Kosovës

në mungesë të institucionëve.

 

Këto dobësi nuk mbahen mend

të ken ndodhur

në as një shtet tjetër të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat