I njohur në tërë Kosovën
si Homeri shqiptar,
ai i ka ditur dhe i ka kënduar
mbi 1000 këngë.
Ky rapsod,
jo vetëm që mbahet mend
si ikonë e folklorit shqiptar,
së bashku me Salih dhe Feriz Krasiqin
nga katundi Vllashki Drenovc,
Komuna e Malishevës,
por njihet edhe si artist
i humorit
në dasma dhe ahengje familjare.
Përherë është duartrokitur
nga dasmorët.
Edhe sot, kur dëgjohen këngët
pas shkuarjes së tij në amshim,
të Riza Bllacës, këtij rapsodi të madh,
emocionohesh pa masë,
duke mësuar të kaluarën sa të dhimbshme,
po aq edhe krenare,
përmes këngës
së historisë së kombit shqiptar.
Rapsodët si Riza Bllaca
nuk vdesin kurrë.
Ata do të jetojnë gjithmonë
dhe do të kujtohen me dashuri
dhe respekt,
gjeneratë pas gjenerate,
nga kombi shqiptar.