Kompromisi

Kultura

Kompromisi

Nga: Sevdail Hyseni Më: 25 korrik 2026 Në ora: 12:50
Fotoilustrim

Partitë pa një plan ideor,
me muaj, me ditë, me orë.
Shihen mes veti shtrembër,
sikur deshët me këmborë.

Qytetari pret me shpresë,
të kalojë ky cirk i paparë,
për të mos u zverdhur vota,
si trangulli i verës në arë.

Prapë shtyhet marrëveshja

nuk arrihet dot ceremonia,

në këtë valle që s’ka mbarim
qanë e qesh “demokracia”!.

Investitori shkon me valixhe
se është lodhur duke pritur,
në një vend kur nuk ka rend,
premtimet plaken pa lindur.

Kompromisi nuk është turp,
turp është pritja e qytetarit.
Shteti s'është plaçkë dasme,
që ndahet sipas pazarit.

Prandaj, nëse pajtoheni,
marrëveshja s’është fitore.
Fitore është vetëm dita
kur s’ka pritje n’korridore.

Sepse populli e di mirë:

mungesa e kompromisit,
s’e mban peng Kosovën,
por teprica e egoizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat