Propozimet për kryetar

Kultura

Propozimet për kryetar

Nga: Musa Ahmetaj Më: 28 korrik 2026 Në ora: 18:55
Musa Ahmetaj

Në prezencë të të gjithëve

Madje të babës dhe hallës

Me kuorim të plotë në shtëpi

U mbajtë mbledhja e rradhës

Fjalën në fillim mori baba

Unë këtu akoma kollitem

Me propozimin që do e japi

Në zgjedhje nuk do koritem

Djali nga  këndi i dhomës

E merr  fjalën me siklet

Kandidati im i propozuar

Nuk është dot pa anomitet

Nusja qetë  e merr fjalën

Me propozime nuk jam e para

Por propozimin  e dhënë

Do të bëhet interesante gara

Nuk pajtohem assesi me juve

Djalin e rroku shpejt sikleti

Unë propozoj  kësaj here

Të jetë banor vetëm nga qyteti

Me modesti dhe shumë qetë

Ndoshta nuk jam  i fundit

Kësaj here do të  propozoj

Nje kandidat  prej  katundit

Më në fund  ngriti njërën dorë

E mori fjalën edhe halla

Propozimi im është decidiv

Vetëm kandidat nga mëhalla

Mbledhja dikur eskaloi

Tavolina u godit me  grusht

U dëgjua  madje  një  propozim

Kjo pikë të shtyhet deri në gusht

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat