Xhevatit – mikut të jetës

Kultura

Xhevatit – mikut të jetës

Xhelal Hoxha Nga Xhelal Hoxha Më 31 korrik 2026 Në ora: 08:40
Xhevati

Nuk maten vitet me numrin e tyre,
por me gjurmët që lënë në histori;
ka jetë që shuhen pa lënë emër,
e ka jetë që bëhen dritë për liri.

Ti, Xhevat, zgjodhe rrugën më të vështirë,
kur fjala dënohej më rëndë se plumbi;
burgu nuk ta përkuli idealin,
veç ia farkëtoi edhe më shumë qëndrimin.

Mërgimi nuk ishte largim nga atdheu,
por një betim që s’njihte kufij;
çdo hap në tokë të huaj
ishte një hap më pranë Kosovës.

Me libra, me fjalë, me veprim e besim,
ndërtove ura shprese për kombin;
aty ku të tjerët shihnin vetëm largësi,
ti mbille shpresë e bashkim.

Kur erdhi liria, u ktheve sërish,
jo për lavdi e as për pushtet;
por për t’i shërbyer vendit
me mendje, me penë dhe me ndershmëri.

Sot, kur pensioni mbyll një kapitull,
jeta jote nuk njeh fund të misionit;
sepse njerëzit e idealeve
nuk dalin kurrë në pension.

Ata jetojnë në kujtesën e miqve,
në respektin e brezave,
në veprat që lënë pas
dhe në emrin që koha nuk e zbeh.

Për mua mbetesh ai shoku i shkollës-bankës,
miku i rrallë i jetës,
njeriu që e mbajti fjalën më lart se interesin
dhe idealin më lart se çdo privilegj.

Gëzuar ditëlindjen, miku im!
Shëndet, jetë të gjatë e paqe në familje!
Le të të shpërblejnë vitet që vijnë
me dashurinë dhe respektin
që i ke fituar me nder gjatë gjithë jetës.

Me respekt, mirënjohje dhe miqësi të përjetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat