Ata që shkruajnë t’vërtetën, ardhmërisë i ndërtojnë jetën

Kultura

Ata që shkruajnë t’vërtetën, ardhmërisë i ndërtojnë jetën

Nga: Sami Arifi Më: 2 gusht 2026 Në ora: 14:28
Sami Arifi

Ca autorë hiç pa marre,

për t'shkruar libra paguajn pare!

Kështu bëri Kiameti,

dy tri libra shkroi për veti!

Futi n'libër grupin e tij,

mjerisht t'vërtetën e la n'errësi!

S'kanë vend këto dezinformime,

mashtrojnë rininë n'mjegullime!

Seleksionime për t'i ik t'vërtetës,

marrëzi e turp i bën vehtës!

Personalitete t'aftë e të mirë,

janë të njohur edhe n'errësirë!

Prandaj sot ju që shkruani,

gënjeshtrat tuaja s'mud t'i gatuani!

Ata që shkruajnë t'vërtetën,

ardhmërisë i ndërtojnë jetën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat