Ky vit historik
vërtet shumë i mbarë
me grurë si biluri
u mbush çdo hambar
Pastaj Ujmani
ujë me shumë bollëk
nuk kemi nevojë
ta mbushim në kojshillëk
Pas kësaj vape
pastaj vjen edhe vjeshta
për verë dhe raki
të parët jemi me vreshta
Për stinën e dimrit
e lusim Zotin për dëborë
që në pranverë të dalim
pa prekur punë me dorë
Ky projekt i ministrit
me shumë të drejta autoriale
këtë ma ka thënë
edhe inteligjenca artificiale