Shqiptarët, kudo që janë, janë vëllezër!

Kultura

Shqiptarët, kudo që janë, janë vëllezër!

Nga: Adem Bytyqi Më: 5 gusht 2026 Në ora: 16:23
Adem Bytyqi

Vëllezër janë sipas origjinës,
gjuhës, traditës dhe historisë,
por djalli, çdo herë,
ka futur përçarje në mes tyre
për t'i sunduar më lehtë.

Nuk mund të mos reagosh
kur një klerik mysliman
në Prizren përllos flamurin shqiptar,
duke thënë se me të nuk shkohet në parajsë,
edhe pse për këtë simbol kombëtar
e kanë flijuar jetën me qindra e mijëra dëshmorë
dhe patriotë shqiptarë.

Kur dëgjon se këto ditë
një grup huliganësh në Kosovë
paskan përllosur Flamurin Kombëtar,
dhe disa media në Shqipëri
tentojnë t'i identifikojnë të gjithë kosovarët me këta huliganë,
kjo është një shpifje monstruoze,
të cilën nuk mund ta durojë asnjë kosovar shqiptar,
sepse historikisht shqiptarët e Kosovës
kanë rënë dëshmorë për pavarësinë e Shqipërisë.

Edhe Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën
në luftën e fundit
kundër mizorive dhe gjenocidit
të kryer nga shteti serb.

Asnjëherë të mos harrojmë
se shqiptarët i përçan vetëm
djalli serb, për t'i sunduar më lehtë.
Së fundmi,
ai është duke u orvatur me çdo kusht
të helmojë raportet vëllazërore
Shqipëri – Kosovë,
nëpërmjet tradhtarëve të kombit shqiptar.

Hapjen e konsullatës së Serbisë
në Shkodër të Shqipërisë,
popullata shqiptare atje
e kundërshton me forcë,
duke thënë se ende
i ka plagët e freskëta
të gjenocidit të Serbisë
që nga vitet 1912–1913.

Atëbotë ushtria serbe
i digjte për së gjalli në trungje druri
pleq, gra e fëmijë shqiptarë.
Kjo periudhë njihet me emrin
"Golgota e Popullit Shqiptar",
e shkaktuar nga regjimi mizor serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat