Me zemër në atdhe

Kultura

Me zemër në atdhe

Nga: Vjollca Aliu Më: 7 gusht 2026 Në ora: 16:56
Vjollca Aliu

Se lavdet nuk shkruhen me fjalë
E me fjalë nuk mbrohet atdheu
I dha vulë heroizmi i Liman Rekajt
Frymëzuar nga kryetrimi Skenderbeu.

Pa dëshirë la atdheun, iku në mërgim
Por zemra i mbeti gjithherë në Kosovë
Kurrë s'u rehatua në tokën e Londrës
Në Koshare dha jetën, u bë theror.

I ri në moshë, por i frymëzuar për çlirim
Dy herë s'u mendua u bë ushtar i lirisë
Me pushkën drejt armikut e sytë kah atdheu
Simbol i flijimit në altarin e lavdisë.

Sot me pietet nderohet vepra e tij atdhetare
Shkolla e fshatit mban emrin me krenari
Lavdiplotë kujtohet e nderohet
Në vargun e dêshmorëve si feniksi rri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat