Vezët politike

Kultura

Vezët politike

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 gusht 2026 Në ora: 12:15
Karikatura

Fluturojnë vezët

Mbi kokat shtetare,

Skuqet Parlamenti

N’seancën plenare.

Goditen deputetët

Në sy të publikut,

Dhuna ka në dorë

Armën e të ligut.

Një kokërr vezë

Për një kokë reale,

Pa i llogaritur

Ato personale.

U përzien vezët

Nga lart deri poshtë,

Duke mos u lidhur

Assesi me bosht…

Ashtu të luhatura,

Si dera pa rezë,

E lënë të ikë pula

E zihen për vezë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat