Kosova nuk është derë e mbyllur

Kultura

Kosova nuk është derë e mbyllur

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 12 gusht 2026 Në ora: 21:08
Milazim Zeqiraj

Para derës së mbyllur, 

duke pritur çelësin,

 

Ai e hapi derën për një premtim,

por e mbyll prap për një  tjetër premtim.

 

Muret e odës heshtën,

mikrofoni mbeti pa zë.

 

Ai heshtjen e quajti -stabilitet,

pritjen - durim,

bindjen - demokraci.

 

2.

 

Ligjet tona janë të qarta,

mos i hudhni.

Nuk u mungojnë fjalët,

drejtësis  t’i zbatojnë.

 

Kushtetuta e jonë është drejtë,

vetëm ai që zgjedh të mos i kuptojë,

zgjedh të mos i respektojë.

 

Po jetojme në kohë pa kohë,

nga zotat njerëzit,

që po trazojnë botën.

 

E ne në lirin tonë,

me fetyrë kah dielli,

duke pritur çelsin.

 

3.

 

Gazetari e pyeti kalimtarin në shesh:

 

Çka po mendon,

përse oda është e mbyllur?

 

Ai, pa hezitim, u përgjigj:

 

Ne kemi hallet tona,

ata kanë hallin e karriges së vet.

 

Edhe ai që sot mban çelësin,

rrin në mes hijeve,

si ata para tij.

 

Neve s’ka kush të na i qajë hallet,

se të gjithë jemi me halle.

 

Dera e odës

duhet të jetë e hapur,

që edhe zëri ynë të hyjë brenda.

 

Jemi duarthatë.

 

Me votë,

bësimin ua kemi dorëzuar,

për jetë më të mirë,

e po jetojmë me premtime,

sot për nëser,

duke pritur çelësin.

 

4

 

Në zgjedhje,

çelësin e dorëzuam,

por nuk bëhet pronë e tij.

 

Pushteti nuk na muar  çelësin me forcë;

i bësuam, 

dhe ja dorëzuam,

 

5

 

Çelësin është bësim ynë,

për udhëheqje,

 

Bësimi nuk është pronë,

por përgjegjësi,

për udhëheqje,

dhe kompromise në kuvend.

 

Liria dhe zhvillimi i jonë, 

duhet mbrojtur me sinqeritet,

nga pozita dhe opozita.

 

6.

 

Bllokada është thirrja e fundit,

se çelësi nuk duhet keqpërdorur.

 

Ai është dhënë me votë,

por për ta hapur dialogun:

drejt marrëveshjes,

drejt zhvillimit,

drejt së ardhmes.

 

Sepse Kosova,

nuk është derë e mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat