Gjaku iliro-arbëror i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) vlon në venat e mia

Kultura

Gjaku iliro-arbëror i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) vlon në venat e mia

Nga: Gjon Keka Më: 15 gusht 2026 Në ora: 18:34
Ilustrim

Sa herë që lexoj ndonjë literaturë që i kushtohet kryeheroit tonë arbëror, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), më vlon gjaku iliro-arbëror në vena e rrenqethem.

Sikur më përshkon fryma heroike e këtij udhëheqësi të urtë, strategu trim, gjenerali, vizionari dhe mbrojtësi të qytetërimit të përbashkët të familjes europiane.

Këtu po vendos disa imazhe që tregojnë emërtimin e një sheshi në Paris, i cili edhe sot e kësaj dite e mban me krenari emrin e këtij europiani të madh, siç ishte Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).Për vendosjen e këtij emri të madh arbëror dhe europian në atë shesh, merita u takon Lec Shllakut, Isa Ndreut dhe kryetarit të asaj kohe të Parisit, Zhak Shirakut (Jacques Chirac).

Zoti i bekoftë si në këtë jetë, ashtu edhe në amshim! Me punën dhe veprën e tyre, ata i bënë nder familjes së përbashkët të kombeve dhe qytetërimit europian, duke pagëzuar atë shesh me emrin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). [Gjon Keka]

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat