Në çdo kohë një zgjidhje,
në fund pa zgjidhje.
S’ka kthim prapa,
e kaluara të ndizet si pishtar.
Nga kush duhet kërkuar
rrugë për dalje nga hallakama,
sepse vetë jemi ngujuar në pasiguri,
nga veprimi i qëllimshëm,
duke menduar se i dimë të gjitha.
Kur ne ngatërrohemi
dhe nuk gjejmë zgjidhje,
rrugëtimin e zhvillimit e lidhim nyjë,
atëherë rruga para nesh mbetet e mbyllur,
që të mos kemi vazhdimësi.