Po restaurohet shkolla e vjetër e Mushnikovës, e ndërtuar në vitin 1905

Kultura

Po restaurohet shkolla e vjetër e Mushnikovës, e ndërtuar në vitin 1905

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 18:50
Fotoilustrim

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren.

Sipas Bogujevcit, objekti ka vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe arsimore.

“E ndërtuar në vitin 1905, kjo ndërtesë është një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur kujtesën e zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka thënë se përmes këtij projekti po ruhet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Mushnikovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat