Gabimet janë njerëzore,
ndërsa faljet janë Hyjnore.
Falni, falni sa më parë,
sepse falja është mençuri,
trimëri, dashuri e burrëri.
Aty ku ka urrejtje e hakmarrje,
s’ka aspak dashuri;
aty ka vëllavrasje,
ka edhe hasmëri në vazhdimësi...
Falja, njëkohësisht,
është virtyt edhe fisnikëri
për të gjithë popujt e botës,
e në veçanti, për Shqiptarinë!
NËSE...
Nëse vlerëson dikë, mos e vlerëso assesi nga lakmia e xhelozia,
por vlerësoje atë nga punët e kryera, nga veprat e tij...
Dhe jo nga fjalët e bukura të njerëzve kokëzbrazët,
të kotë e bosh fare.
Nëse vihen në baraspeshë,
nga të gjitha fjalët që fliten, ku janë ato të këqijat?
Këto mund t’i bindë e t’i mundë vetëm korrektësia
dhe pastërtia jonë, me emrin DASHURI!