Ne e duam natyrën,
sepse gjelbërimi e kupton diellin dhe shiun.
Ajo e njeh gjuhën e stuhisë,
kur era i përkul lisat
kurse rrënjët kapen fort pas gurit,
pa pasur nevojë për fjalë.
Dielli në mëngjes e përqafon me dritë,
e ajo dritë ndizet në sytë tanë.
Na lehtëson frymëmarrjen,
sepse ajri që thithim
lind mes gjetheve të lisave
dhe në buzëqeshjen e gjelbërimit.
Kur është e heshtur,
gjelbërim shkelqen
duke zbukuru peizazhin para syve tanë,
dhe atë brenda nesh.
E kur mes lisave
nuk arrijmë ta shohim natyrën,
aty shohim:
një fytyrë të bukurisë,
një copëz të gjelbërimit,
dhe një trajtë të dashurisë sonë.